Gërvalla takon Ramadanin: Premton qasje serioze të Qeverisë së Kosovës në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës (FOTO)

Në vazhdën e takimeve  gjatë vizitës së saj në Luginë të Preshevës, ministrja kosovare për Punë të Jashtme dhe Diasporë Donika Gërvalla Schëarz, ka takuar Enver Ramadanin, kryetar i Kuvendit komunal të Bujanocit.

Ministrja Gërvalla me kryekuvendarin e Bujanocit Ramadani, kanë diskutuar për tema tejet të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës, dhe qasjes së Kosovës në problemet që shqetësojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Kemi biseduar për çështjet ketike për shqiptarët e Bujanocit dhe tërë Luginës së Preshevës. Duhet theksuar se, ministrja kosovare u zotua që Republika e Kosovës, do të ketë një qasje pragmatike në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe se këto tema, do të trajtohen edhe në takimet e Brukselit. Gjithashtu, na është konfirmuar edhe përkrahja financiare që Qeveria e Kosovës, do të ketë për komunat Bujanoc, Preshevë, Medvegjë” – deklaroi për LUGINALAJM, kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani.

Pas takimit të zhvilluar me kryekuvendarin e Bujanocit, ministrja Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me kryetarin e KKSH-së, Ragmi Mustafi./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.