Gent Cakaj edhe njëherë i bashkon shqiptarët e Luginës – kësaj here për Medevegjën

Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, do të flasim me një zë për Medevegjën. Kështu u vendos sot në Prishtinë, në mes të kryetarëve të partive politike shqiptare nga Lugina e Preshevës, dhe dy ministrave të jashtëm shqiptarë, Gent Cakaj dhe Meliza Haradinaj-Stublla, të cilët u dakorduam për hapat e mëtutjeshme të politibërjes për ketë komunë.

Pas takimit të përbashkët, ministri Cakaj tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë politikë të jashtme të unifikuar, sidomos në çështjet madhore, ndërsa të veçantë e quajti këtë takim për shkak të nënshkrimit të tri marrëveshjeve.

“Projekti për bashkimin e ambasadave në Struge, që insistoj që ky projekt duhet të shtyhet përpara me ngulm. Nënshkrimi i marrëveshjes për mbështetje financiare për shqiptarët e Malit të Zi, marrëveshja e spektrit politik në Luginën e Preshevës ku kemi një dakordim që sa i përket Medvegjës partitë politike shqiptare do të flasin me një zë. Tash më ne kemi filluar një aksion diplomatik për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare për çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha ai.

Haradinaj tha se janë të përkushtuar në rrugën euroatlantike, teksa përmendi gërmimet në Kizhevak në përpjekje për të gjetur mbetje mortore të të pagjeturve nga lufta.

“Teksa po mbajmë këtë konferencë gërmimet në Kizhevak janë duke vazhduar dhe uroj që familjarët ta përballojnë me forcë këtë dhimbje të dyfishtë. Ne sot kemi nënshkruar për ngritjen e grupit punues për fondin mbështetës për shqiptarët e Malit të Zi. Sot me qëllimin e përbashkët për adresimin e kërkesave për shqiptarët e Luginës në Preshevë, në Prishtinë u nënshkrua pakti për Medvegjën. Kjo do të jetë një bashkërendim për përfaqësim në një listë të përbashkët në Medvegjë”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.