Gazmend Aliu: “Shqiprim Arifi më mirë të deklarohet se nuk ndajmë pikëpamje të njejta politike, se sa të tentohet të më prezentoj si drejtor i dobët (Dokument)

177

Nëpërmjet një postimi në facebook, drejtori në detyrë i Ndërmarrjes Publike “Moravica”, Gazmend Aliu, ka akuzuar organin e dhunshëm që po qeveris me Preshevën, se po tenton të njollos personalitetin e tij.

“Mendoj se do të ishte më e drejtë para Zotit dhe para njerzve, njëkosishtë më e sinqert që qytetarëve tu thuhet e vërteta se Ne nuk ndajm më pikpamjet e njejta politike ( unë mendoj se janë shkel parimet bazë mbi të cilat është themeluar ApN-ë) se sa të tentohet në këtë mënyrë që unë të paraqitem si Drejtor i dështuar sepse ata vet e dinë mirë por edhe qytetarët e dinë mirë këtë gjë” – thuhet në reagimi e drejtorit të “Moravicës”, Gazmend Aliu.

Për më shumë, lexojeni tënplotë reagimin:

Të nderuar miqë , shokë , koleg dhe ju qytetar të rrespektuar
Të gjithë jemi dëshmitar se në kohë të fundit e sidomos sot në konferencën për shtypë të kryesuesit të organit të përkohëshem po përhapen dezinformata të qellimëshme mbi funksionimin e N. P. Moravica dhe mua si Drejtor dhe si person.
Tashmë të gjithë e dinë se kjo nuk është hera e parë besoj se nuk do të jetë as e fundit që përmes dezinformatave të tilla të tentohet të njolloset figura ime. Unë mendoj se do të ishte më e drejtë para Zotit dhe para njerzve, njëkosishtë më e sinqert që qytetarëve tu thuhet e vërteta se Ne nuk ndajm më pikpamjet e njejta politike ( unë mendoj se janë shkel parimet bazë mbi të cilat është themeluar ApN-ë) se sa të tentohet në këtë mënyrë që unë të paraqitem si Drejtor i dështuar sepse ata vet e dinë mirë por edhe qytetarët e dinë mirë këtë gjë. (Se di a do të bënin deklarata të tilla apo unë do të isha ende Drejtori më i suksesëshem sikur unë të pranoja të isha ende pjes e ApN-së ?)
Deklaratat e tilla të cilat nuk i besojnë as fëmit e as ata vet se N. P. Moravica është kthyer në gjendjen e mëparshme janë qesharake dhe sherbejn vetem për të deskredituar figuren time në syt e qytetarëve e sidomos brenda partis pjes e së ciles kam qenë edhe unë dhe ku gëzoj një rrespekt të madhe në mesin e anëtarsis, partis ku edhe unë kamë dhën kontributin timë modest që të vim në pushtet. Qytetarët e dinë mirë se a është Moravica në gjendje të njejt a jo prej se kam ardhë unë si Drejtor në këtë ndërmarje.
Spekullimet e shumta mbi borxhe dhe keqëpërdorime maramendëse në N. P. Moravica më detyrojnë mua që të bëj publikë raportin financiar mbi harxhimet në këtë ndërmarje dhe qytetarët ta vlersojnë vet në mënyrë që të mos bien pre e dezinformatave të tilla.
Sa i përket pagesës për punë jashtë orarit (mëditjet) edhe ky një shpekullim tjeter unë i ftoj ata që ta bëjn publikë dokumentin ku shihet qartë se dikush në N. P. Moravica paska marë 34 mëditje brenda muajit në mënyrë që qytetaret të binden , por njëkohësishtë i ftoj ti bëjnë publikë raportet e tyre financiare kohën sa kanë qen në pushtet në mënyrë që qytetarët ti shohin harxhimet e tyre në udhtime zyrtare me para te kësaj popullate të varfër.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *