Gazetari Radoman Iriq, “shpëton” nga koronavirusi, kërkon edhe më tej kujdes të shtuar ndaj COVID-19
Gazetari i mirënjohur serb nga Vranja, Radoman Iriq, përmes një statusi në facebook, ka kërkuar kujdes të shtuar ndaj koronavirusit.
Ai, ketë kërkesë publike, e bëri pas që shërimit të tij të mundishmëm nga COVID-19, ku për 22 ditë ishte i shtrir, në spitalet e ndryshme të Serbisë
“Kam kaluar 22 ditë në Spitalet COVID, katër ditë në Srdlicë dhe 18 ditë në ‘KBC Dragisha Mishoviq’ në Beograd. Në shtëpi u ktheva i shëruar dhe tani jam me familjen time. Shërimi po shkon mirë. Dhe krejt në fund, për të gjithë Ju, mesazhi im, është: KUJDES” – ka porositur gazetari serb, Radoman Iriq.
Shërim të shpejtë dhe kthim në familje, gazetarit serb, i kanë dëshiruar personalitete të ndryshme shqiptarë dhe serbë, të cilët prej vitesh njihen me të.
Sipas disa burimeve jozyrtare, gjendja shëndetësore e Radoman Iriqit, pas infeksionit me koronavirus, ka qenë tejet e rëndë, dhe ai për disa ditë ka qenë të oksigjeno-terapi./LUGINALAJM/