Futbollisti Faton Xhemaili zyrtarizohet tek ish kampioni i Shqiprisë (FOTO)

462

Futbollisti i mirënjohur Faton Xhemaili nga Bilaçi i Bujanocit, gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht i’u është bashkuar KF “Skënderbeut” nga Korça. Lajmin mbi kalimin e Xhemailit tek ish kampionët e Shqiprisë, e ka bërë të njohur klubi korçar nëpërmjet një njoftimi:

“Prej sot, Faton Xhenaili është zyrtarisht futbollist i KF Skënderbeu.

Klubi ka konkretizuar sot marrëveshjen me 20-vjeçarin i cili ka nënshkruar kontratën që e lidh me KF Skënderbeu për 3 vitet e ardhshme.

Faton Xhemaili luan në krahun e majtë të mbrojtjes ndërkohë që vitin e kaluar është aktivizuar me ekipin e Fk Kukësi në Kategorinë Superiore.

Xhemaili u bashkua sot me grupin në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Daja për takimin e radhës në kampionat” – thuhet në njoftimin zyrtar të klubit korçar.

Fation Xhemaili është me prejardhje nga Bilaçi i Bujanocit, ndërsa karrierën e futbollistit e filloi në ekipet shqiptare të Luginës së Preshevës, rrespektivisht KF “Radnik” të Surdulicës./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *