Futbollistet nga Lugina, zhvilluan ndeshje miqësore me ekipin e “Shqiponjave” nga Malisheva
Klubi i futbollit për femra “Presheva-Bujanoci”, për nder të festës së pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt ka zhvilluar dy ndeshje miqësore me klubin e futbollit për femra “Shqiponjat” e Malishevës në dy grup-mosha të ndryshme.
Futbollistet nga Lugina, ishin më të forta se kundërshtaret e tyre nga Malisheva, dhe ato triumfuan ë mini-kupen që u zhvillua në qytetin e Malishevës, fal përgditjeve ekipore që kanë për vite me rradhë.
Sipas trajnerit të klubit nga Presheva, Sherif Junuzi, kjo nuk është hera e parë që vashat e tij janë ftuar për ndeshje miqësore nga ekipet shqiptare dhe ato gjithnjë po tregojnë formën e tyre të shkëlqyer./LUGINALAJM/