Futbollistët e rinj të KF “Tërnocit” shpallen kampionë në Leskoc – Eron Junuzi, portieri më i mirë i turneut (FOTO)

438

Futbollistët e grup-moshave 2008/2009 të Klubit Futbollistik “Tërnoci”, janë shpall kampion në turneun “Roshtilko 2019” të zhvilluar në Leskoc.
Ky turne i zhvilluar në qytetin e Leskocit, ka tubuar dhjetë ekipe nga qytete e ndryshme të rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës, ndërsa është zhvilluar në dy grupe, ku futbollistët e KF “Tërnocin” arritën në finale dhe më pas u shpallën kampion të turneut.
Vlenë të theksohet se epiteti i portierit më të mirë të turneut, i takoi tërnocasit Eron Junuzi.
Gjithashtu, edhe vet KF Tërnoci, nëpërmjet një njoftimi ka bërë publike suksese e futbollistëve të saj:
KF Tërnoci me gjeneratën 2008-2009 shpallet kampion në turneun “Roshtilko 2019” të mbajtur në Leskoc 🏆🥇
Poashtu, epiteti i portierit më të mirë, i takoi Eron Junuzit 🥇




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *