Futbolli i ‘shëmtuar’ pa tifozë, dëgjohen edhe sharjet mes futbollistëve (VIDEO)

273

Bundesliga u rikthye sot pasi ishte ndërprerë shkaku i coronavirusit nga mesi i muajit maj, derisa Borussia Dortmundi fitoi 4-0 ndaj Schalkes në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Tifozët nuk lejohen të futen në stadium deri në një vendim zyrtar shkaku i pandemisë botërorë, derisa lojtarët mund të dëgjohen herë pas here duke komunikuar me bashkëlojtarët apo kundërshtarët.

Në këtë rast, Todibo duket se kishte harru se nuk kishte stadium dhe aty ishte pothuajse një qetësi,gjersa ka fyer Haalandin në gjyshen e tij.

Në Twitter menjëherë kanë filluar të shfaqen video të anëtarit të Barcelonës që është i huazuar te Schalke.

Haaland e mori me një buzëqeshje, por pak minuta më vonë shënoi golin e parë të ndeshje, ndërsa Todibo u largua i lënduar në fund të pjesës së parë për shkak të një lëndimi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *