Ftesë për pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare në prezentimin e procedurës së zgjedhjes të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare përmes kuvendit me elektorë

pritje zgjedhjeve ardhshme jashtëzakonshme për anëtarët e Këshillit Kombëtar Pakicës Kombëtare Shqiptare, cilat do mbahen nëpërmjet kuvendit elektoral, Ministria për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogut Shoqëror, Komisioni Republikan Zgjedhor dhe Shërbimi i TrupitKoordinues i Qeverisë Republikës Serbisë për komunatPreshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me mbështetjen e Misionit OSBE- Republikën e Serbisë do organizojë Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë prezantimin e procedurës zgjedhore me qëllim informimit pjesëtarëve pakicës kombëtareshqiptare mbi procedurat e përcaktuara për paraqitjen e kërkesave elektorale dhe zbatimin e kuvendit elektoral.

Prezantimi do organizohet ternimet mëposhtëm:

21.03.2023, Medvegjë, ora 13:30, QendrënKulturore Komunës Medvegjës, rr. Jabllaniçka 63.

22.03.2023, Bujanoc, ora 10:00, amfiteatrin e Departamentit Fakultetit Ekonomik Suboticës Bujanoc, rr. Karađorđe Petrović pn.

22 mars 2023, Preshevë, ora 15, Shtëpinë eKulturës “Abdulla Krashnica“, rruga 15 Nëntori nr. 90.

Ftojmë të gjithë pjëstarët e interesuar të pakicës kombëtare shqiptare që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet elektoralepër anëtarë të Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare të prezentojnë në këto prezantime.

Kujtojmë opinionin publik se pas zgjedhjeve të rregullta për anëtarë të këshillave kombëtare të pakicave kombëtare të mbajtura më 13 nëntor 2022, Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Shqiptare u konstituua në seancën e mbajtur më 14 dhjetor 2022. Duke pasur parasysh se listat zgjedhore që fituan mandatet nuk arritën marrëveshje për zgjedhjen e kryetarit të përbërjes së re të Këshillit Kombëtar, në përputhje me nenin 40 të Ligjit për Këshillat Kombëtarë të Pakicave Kombëtare, më 1 mars 2023, ky Këshill Kombëtar u shpërbë dhe është formuar organi i përkohshëm drejtues që kryen punë rrjedhëse dhe të domosdoshme deri në konstituimin e ri të përbjërjes së këshillit kombëtar. Në përputhje me ligjin, brenda 60 ditëve nga shpërndarja e Këshillit Kombëtar shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat mbahen nëpërmjet kuvendit elektoral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *