FRANCA KAMPION BOTË, MPOSHT KROACINË NË FINALEN E ÇMENDUR

808

Franca është kampione botë. “Gjelat” mposhtën Kroacinë, me rezultat 4-2, në finalen e çmendur të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Francezët në krye me Didier Deschamps përsëri janë në krye të futbollit botëror, raporton RTKLive.

Ballafaqimi mes francezëve dhe kroatëve, ka dhënë një finale të jashtëzakonshme, me aksion të bukura, raste dhe gola të shumta.

Kroatët mirë e nisen sfidën përballë francezëve, por ishin këta të fundit që zhbllokuan lojën falë auto-golit te Mario Mandzukiq (19’).

Skuadra e Zlatko Daliq sikurse edhe në dy ndeshjet e kaluar, ia doli që të kthehet në lojë me anë te Ivan Perisiq (29’), i cili shënoi gol për të barazuar shifrat në 1-1.

Nuk zgjati shumë, dhe Franca përsëri kalon në avantazh. Kësaj radhe me golin e Antonio Griezmann (38’), i cili shënoi nga pika e bardhë pas rishikimit nga VAR, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Futbollistët kroat nis mirë fraksionin e dytë, duke e kontrolluar më mirë topin në terren, duke bërë presion më të madh drejt portës franceze, por ishte Paul Pogba (59’), i cili më një super-gol e çoi avantazhin e Francës në 3-1, gol ky që zbehu gjasat e kroatëve për të bërë diç më shumë në këtë finale të madhe.

Francezët nuk u ndalen. Dhe përmes Kylian Mbappe (65’), tunden edhe një herë portën e Kroacisë, duke e çuar rezultatin në 4-1. Por, një gabim trashanik i portierit te francezëve, Lloris nga i cili përfitoi Mario Mandzukiq ngushtoj rezultatin në 4-2, dhe kjo ishte e gjithë ajo çfarë bën kroatët, të cilët e dominuan shumicën e lojës, por francezët shfrytëzuan mjaft mirë rastet e krijuara.

Përfundimisht Franca kampon botë, Kroacia e dyta në planet, kurse, medaljen e bronzte e ka fituar Belgjika, e cila dje mundi Anglinë në ndeshjen për vendin e tretë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon