FR PVD: “Danke Agë për parkun” (FOTO)
Përmes një aksioni simbolik, Forumi Rinor i PVD-së, sot në Preshevë, ka “falenderuar” kryetarin në detyrë, Shqiprim Arifi për ndërtimin e parkun e qytetit, duke i’u drejtuar me: “Danke Agë për parkun”.
Në fakt ky park, që do të duhej të ishte i përfunduar, me që është bashkëfinancuar edhe nga Qeveria e Kosovës, ai as që ka filluar dhe se punimet në të, janë krejtësisht në fazën fillestare.
“Parku jo që nuk u bë, por sa duket Shqiprim Arifi këto para i “investoi” gjysmen në Rrush e gjysmen tjeter në Kumbulla duke i bër Rrush e Kumbulla!” – thuhet në shkrimin e FR PVD-së, të përcjell me disa fotografi nga parku ende i pafilluar.
Në vazhdim, mundë të lexoni shkrimin e plotë të FR PVD-së:
Forumi Rinor i PVD-së zhvilloi aksion sensibilizimi për qytetarët e komunës së Preshevës mbi premtimin e Shqiprim Arifit për parkun të vendi i quajtur “Çeshmja e Limon Agës”!
Dihet që për realizimin e këtij parku mjete pati dhënë edhe Qeveria e Kosovës!
Parku jo që nuk u bë, por sa duket Shqiprim Arifi këto para i “investoi” gjysmen në Rrush e gjysmen tjeter në Kumbulla duke i bër Rrush e Kumbulla!
“MË MIRË PARAT NË DREKA E DARKA SE NË GJELBRIM”!
– Jom Shqiprim Arifi –