FR PVD: 30 gënjeshtrat e Shqiprim Arifit – Kontrata e Alternativës për Dështim me qytetarët (FOTO)

746

Dje dhe sot, aktivistët e Forumit Rinor të Partisë për Veprim Demokratik zhvilluan një aktivitet, me të cilin së bashku me qytetarët e komunës së Preshevës rikujtuan të ashtuquajturën “Kontratë të APN dhe Shqiprim Arifit me qytetarët”, të cilën Forumi Rinor i PVD e quajti KONTRATA E ALTERNATIVËS PËR DËSHTIM ME QYTETARËT. 30 zotimet e Shqiprim Arifit dhe të APN, Forumi Rinor i emërtoi si 30 GËNJESHTRAT.

Përmes kësaj të ashtuquajture kontratë me qytetarët, APN dhe Shqiprim Arifi erdhën në pushtet duke rradhitur në të disa premtime, e që Forumi Rinor i PVD i quajti mashtrime për zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të punës, sjellje të shumë investitorëve të huaj dhe hapje të fabrikave, furnizim me ujë 24 orë, rikthimin e Gjykatës, hapjen e kufirit e shumë premtime tjera me të cilat ky subjekt e në veçanti Shqiprim Arifi luajti me ndjenjat e qytetarëve të komunës së Preshevës.

Në shtandin e vendosur te tregu i gjelbër, pikërisht nga vendi ku Shqiprim Arifi bëri mashtrimet e tij, Forumi Rinor i PVD iu shpërndau pamfletin ku shihet se në 30 zotimet e paraqitura nga Shqiprim Arifi nuk kishte asgjë tjetër pos mashtrim të qëllimshëm, dështim e shkatërrim në të gjitha zotimet e tij.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *