Fotografitë e edicionit të fundit të “PreFoto” janë shfaq sot edhe në hyrje të Shtëpisë së kulturës në Bujanoc (FOTO)

Në hyrje të Shtëpisë së kulturës në Bujanoc, gjatë ditë së sotme janë paraqitur disa fotografi të edicionit të fundit “PreFoto” të mbajtur në Preshevë.

Sipas Nevzad Lutfiut, koordinator për kulturë, “Fotografitë e edicionit të njëmbëdhjëtë të “PreFoto” do të qëndrojnë të ekspozuara për disa ditë në qendrën e qytetit të Bujanocit, respektivisht para Shtëpisë së Kulturës”.

Lutfiu, ka thënë edhe se: “imazhet e prezantuara në këtë ekspozitë,  përshkruhen si vepra artistike në kërkim të së vërtetës, ngushëllimit dhe humanitetit”.
Stilet e ndryshme të këtyre çasteve të aparatit fotografik, janë konsideruar se dokumentojnë lëvizjet e lira dhe në fokus kanë ngacmimin estetik, si dhe gjendjen e krijuar viteve të fundit të izolimit global.

Kujtojmë që, për shkak të kufizimeve në luftën kundër COVID-19, edhe edicioni i sivjetëm i “PreFoto” në Preshevë u organizua në ambient të hapur, gjë që pjesëmarrja nuk ishte e madhe, krahasuar me vitet paraprake./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.