Fondi buxhetor për pakica për vitin 2020 të orientohet për nevojat e arsimit – Mustafa: Në takimin e përbashkët theksova shqetësimet me procesin e pasivizimit të vendbanimeve si selektiv e diskriminues

106

Në mbledhjen e sotme të mbajtur në Beograd, në mes të Këshillave të pakicave kombëtare me ministrin e vetëqeverisjes lokale, Branko Ruzhiq, është vendos që “Fondi buxhetor për pakicat nacionale 2020”, të orientohet kah nevojat e arsimit.

Lajmit mbi ketë takim tejet të rëndësishëm mbi strategjinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, e ka bërë të njohuir vet kryetari, Ragmi Mustafa npërmjet një postimi në facebook.

“Në një takim të përbashkët me Ministrin e vetëqeverisjes lokale dhe administratës shtetërore, Branko Ruzhiq, njoftova me ecurit e Këshillit Kombëtar Shqiptar me “katalogun”, “Strategjinë 2020-2025“ dhe angazhimet e mëdha të marra përsipër” – ka njoftuar kryetari Mustafa nëpërmjet një postimi në facebook.

Gjithashtu, kryetari Mustafa e ka njoftuar ministrin Ruzhiq mbi problematikën më thelbësore me të cilën po përballen një numër i madh i qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës.

“Theksova shqetësimet me procesin e pasivizimit të vendbanimeve si selektiv e diskriminues; me mungesën e vullnetit për sigurimin e teksteve mësimore për shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe; refuzimin e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare dhe përfshirjen e shqiptarëve në institucionet republikane që funksionojnë në nivel lokal” – ka shkruar kryetari Mustafa në profilin e tij në facebook.

Megjithate, përkundër kundërshtimeve nga Beogradi, Këshilli Kombëtar Shqiptar, ka arritur të sigurojë një numër të konsiderueshëm të teksteve shqip për nxënësit fillor të shkollave të Luginës së Preshevës./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *