Florim Sahiti i PVD-së edhe njëherë e fton Marco Saljihun për qasje të përbashkët në KK Medegjë: “Të bëhemi bashkë se ndryshe s’bën!”

286

Bartësi i listës së Partisë për Veprim Demokratik në Medvegjë, Florim Sahiti, nëpërmjet një postimi në facebook, publikisht ka ftuar kryesuesin e listës së koalicionit APN-PD për një qasje të përbashkët në Kuvendin Komunal të Medvëgjës.   

“Pasur parasysh gjendjen e vështirë të shqiptarëve në Medvegjë edhe pse refuzuat të dalim me një listë. Besoj se është momenti i fundit që si përfaqësues lokal politik të bëhemi bashkë se ndryshe s’bën” – ka shkruar Sahiti.

Ai për me tepër ka shkruar se të gjitha akuzat e fushatës elektorale, u janë të falura oponentëve politik shqiptarë.

“Asnjë nga akuzat e fushatës parazgjedhor nuk do t’i marrim parasysh. I keni të falura. Por, vërtetë do t’iu mbështes dhe pres të keni një plan konkret se si do t’i adresoni çështjet e shqiptarëve.

Duke dashur që të jemi transparent kësaj radhe po iu shkruaj publikisht edhe pse kjo nuk është forma e komunikimit që praktikojë” – ka shkruar Sahiti.

Të dielën e 8 shtatorit, në Medvegjë janë zhvilluar zgjedhjet lokale, ku numri i sambleistëve shqiptarë, ka rënë nga 8 në 3 sosh nga 25 që numëron Kuvendi komunal i Medvegjës./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *