Florian Marku triumfon ndaj Maxim Prodan në super-meçin që zgjati 10 raunde, shpallet kampion në IBF

325

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në meçin që u zhvillua për plot 10 raunde.

Marku dhe Prodan janë ndeshur mes vete në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ në një meç shumë interesant.

Kjo përballje ishte në kuadër të kategorisë “walterwight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme.
Në fund ky meç i takoi Markut, i cili u shpall kampion i  ‘welterweight’ IBF International.

Ky meç ishte shumë i luftuar dhe u duk shumë i barabartë qysh në nisje, ku raundi i parë ishte testues për të dy.

Edhe raundi i dytë ishte i barabartë, por pati më shumë aksion, ku nuk munguan goditjet nga të dy boksierët.

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *