,,Flaka e Janarit’’ , një qerek shekulli

175

12096289_659722474164864_5845590092397731745_nShkruan: Refik HASANI

,,Flaka e Janarit’’ , si një manifestim shumë kulturor i cili ka filluar në vitin 1991 , e mira të mirës është të zgjerohet dhe të merr përmasa të Rajonit të Anamoravës duke u shtrirë edhe në Preshevë, Bujanoc,Medvegjë pse jo edhe në Kumanovë e Likovë.

Ky manifestim të hapet në Gjilan në epiqendrën e vetë ku zu filli, por pika të veçanta të ,,Flakës’’ të vazhdojnë edhe në qytete tjera të përmendura. Organizimi i një manifestimi të përmasave Rajonale dhe më shumë se Rajonale do të kishte efekte shumë të rëndësishme në shumë aspekte. ,,Flaka e Janarit’’, për të kaluarën,për të sotmen dhe për të ardhmen do të jetë një udhërrëfyes dhe nxitje në aktivitete kulturore dhe do të ngrit, forcoj edhe shumë gjëra për rrugën që do të ndiqet në të ardhmen për aktivitete të përbashkëta.Ky manifestim do të krijoj, formësoj një imazh së pari para vetë sonë, por edhe para të huajve. Manifestimi në fjalë është dhe duhet të mbetët vazhdimësi dhe lidhje e shumë fijeve historike e ngjarjeve që kanë një rëndësi për këto anë. Ka domethënie shumë të posaçme shtrirja e këtij aktivitete të ,,Flakës’’ në këtë Krahinë Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë . Ky aktivitet do të motivonte e mbështete popullatën vendase kurse për ,,Flakën’’ është se do të shtrihet e zgjerohet dhe do të marra përmasa Rajonale . Ky propozim tani në formë të një shkrimi autorial është ngritur e shtruar në muajin janar të vitit 2005 .

15 Janar 2016

(Autori , është nga fshati Zarbicë e Bujanocit, ish-deputet lokal në legjislaturën 2009-2013 dhe ka përfunduar studimet post diplomike në Master shkencor në Universitetin ,,Hasan Prishtina’’, në Prishtinë)




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *