FK “Dinamo” nga Vranja ‘rrëmben’ edhe gjashtë talentë shqiptarë nga KF “Lugina” e Preshevës

701

Gjashtë futbollistët e grup-moshave të reja të shkollës së futbollit “Lugina”, edhe zyrtarisht janë bërë pjesë e ekkipit të FK “Dinamo” të Vranjës.

Lajmi mbi kalimin e gjashtë talentëve preshavarë në qytetin e Vranjës, e ka bërë publike vetë shkolla e futbollit “Lugina”, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ku thuhet:

Lojtaret e Shkolles së futbollit Lugina edhe zyrtarisht janë transferuar në Dinamo Vranje të cilat janë:

1.Besim Bajrami 
2.Ehad Kadriu 
3.Florent Xhelili
4.Egzon Ahmeti 
5.Sead Rexhepi 
6.Selajdin Hamiti

Klubi futbollistik Lugina i dëshiron suksese në karrierë” – thuhet në njoftimin e publikuar nga klubi preshevar.

Lajmin mbi kalimin e gjashtë futbollistëve shqiptarë të kategorive të reja, e ka konfirmuar edhe FK “Dinamo” nga Vranja, ku i ka dëshiruar mirëseardhje.

Kujtojmë se, FK “Dinamo” nga Vranja, muaj më parë, rradhet e veta i kishte përforcuar me futbollistin shqiptar nga Presheva, Xhavit Veliun./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *