FK “Dinamo” nga Vranja luan baraz kundër KF “Tiranës” – nesër do të luajnë kundër KF “Shkodrës”

185

Pas një fitore bindëse ndaj Bylisit, futbollistët e FK “Dinamo” nga Vranja kanë luajtur baraz kundër KF “Tirana” nga Shqipëria, shkruan InfoPlus.

Pjesa e parë përfundoi në favor të nikoqirëve, të cilët kryesuan me 1: 0. Ndërsa në pjesën e dytë të lojës futbollistët e “Dinamos” ishin më shkathtë, të cilët krijuan shanse të shumta por ndeshja përfundoi me barazim 2:2, njofton InfoPlus.

Bajic dhe Stamenkovic shënuan gola për FK “Dinamon”
Jam i lumtur me performancën e skuadrës kundër një rivali të madh, megjithëse rezultati nuk ishte në plan të parë. Është e rëndësishme që të stërvitemi mirë dhe të ngremë formën tonë, “thotë shefi i stafit të FK “Dinamo”, Dragan Antic, duke shtuar:

“Deri më tani, nuk kemi pasur ndonjë problem me lëndimet dhe do të donim që të mbetej i tillë.”

Kujtojmë se FK “Dinamo” nga Vranja po qëndron në fazën parapredaditore në Shqipëri.

Ky ekip nga Vranja (Serbi), nesër do të zhvillojë edhe një ndeshje kundër KF “Shkondrës”, derisa numëron edhe disa futbollistë shqiptarë nga Presheva që po mbrojnë ngjyrat e këtij klubii serb./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *