Fjalët që i shkroi Avni Dehari për djalin e tij Astritin në muralin e realizuar për të (VIDEO)

109

Mbrëmë në Prishtinë në një aksion simbolik është përkujtuar Astrit Dehari i cili vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Aksioni është mbajtur në Rrugën ‘Rexhep Luci’ (afër Kino ABC) në Prishtinë, ku tashmë edhe është realizuar një mural përkujtimi të Astrit Deharit, shkruan Telegrafi.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm familja Dehari, Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, avokati Tomë Gashi, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të skenës politike dhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule, në shenjë përkujtimi për Astritin.

E babi i Astritit, Avni Dehari shkroi disa fjalë për të birin afër muralit që është realizuar ditë më parë.

“Astrit, shëmbëlltyra jote për drejtësi gjithmonë do të jetë e gjallë dhe ngadhënjimtare! Avni, Xhemile dhe Arta Dehari si dhe Albana”, shkroi Avni Dehari.

Kujtojmë se ditë më parë raporti i bërë nga instituti zviceran përjashtoi mundësinë e vetëvrasjes së Astrit Deharit.

Avokati Tomë Gashi deklaroi se ky raporton e vërteton se Astriti është vrarë.

Më 5 nëntor, ditë e martë në orën 12:00 në sheshin ‘Skënderbeu’ do të mbahet një marsh për të kërkuar drejtësi për Aastrit Deharin me disa kërkesa. /Telegrafi/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *