Filmat që zbulojnë rrënjët e konfliktit Rusi-Ukrainë

Që nga viti 2014, kinemaja ka rrëfyer për parakushtet për konfrontim të armatosur Rusi-Ukrainë, me filma dhe dokumentarë që ofrojnë informacione dhe njohuri të vlefshme për një luftë që nuk është asgjë tjetër veçse e papritur.

“Winter on fire: Ukraine’s fight for freedom”: Dokumentari i vitit 2015 nga Evgeny Afineevsky, tregon se ku filloi gjithçka – me protestat e qytetarëve ukrainas në 2014, të cilat u ngritën pas vendimit të qeverisë për të forcuar marrëdhëniet me Rusinë në kurriz të atyre me Bashkimin Evropian.

“Donbass”: Sergei Loznitsa përmes satirës tregon situatën e vështirë në territoret e Donbasit, ku tetë vjet më parë nisën përplasjet mes separatistëve prorusë dhe ukrainasve për pavarësi.

“Atlantis”: Në vitin 2018, Valentyn Vasjanovych parashikoi pjesërisht situatën e sotme. Në fakt, me “Atlantis” ai e imagjinoi Ukrainën në vitin 2025, me një veteran të luftës me Rusinë.

“War Note”: Roman Lyubiy na çon drejtpërdrejt në fushën e betejës, me një dokumentar të vitit 2021 që përdor video materiale të realizuara në vetën e parë nga ushtarë dhe vullnetarë ukrainas.

“Cyborgs: Heroes Never Die”: Frymëzuar nga një histori e vërtetë, filmi i Akhtem Seitablayevit merret me rezistencën ukrainase për të mbrojtur aeroportin e Donetskut më 2014. Pesë protagonistët vullnetarë i rezistuan një rrethimi 242-ditor, duke fituar pseudonimin Cyborgs dhe një status të legjendave kombëtare.

“Bad Roads”: Shkrimtarja e “Cyborgs”, Natalya Vorozhbit, bëri debutimin e saj regjisorial në vitin 2021 me “Bad Roads”. Dokumentari mbledh dëshmi në fushën e pesë personazheve, ushtarëve apo luftëtarëve vullnetarë – pesë jetë shumë të ndryshme që bashkohen në përvojën e luftimit.

“The earth is blue as an orange”: Ndër filmat më emocionues për konfliktin ruso-ukrainas. Në vitin 2020, Iryna Tsilyk realizon film brenda filmit, krijuar në bodrumin e shtëpisë nga një nënë që jeton në Donbas me fëmijët dhe gjyshen e saj.

“Klondike”: Filmi i Maryna Er Grobach tregon luftën kokëfortë të Irkës, një gruaje shtatzënë që nuk dëshiron të largohet nga shtëpia e saj në distriktin e Donetskut – edhe pse tanimë është pushtuar nga rusët. /Gazeta “Si”/

Leave a Reply

Your email address will not be published.