Në fshatin Bilaç, gjatë ditës së sotme ka filluar shtrimi i rrjetit të kanalizimit, në njërën nga rrugët në afërsi të shkollës fillore.
Ky projekt që po konsiderohet tejet vital nga banorët e lagjes së Bilaçit, po financohet nga buxheti i Komunës së Bujanocit, ku vlera e përgjithshme e projektit është 1.3 milionë dinarë.
Fillimin e punimeve nga afër e inspektoi edhe kryeshefi për investime Enver Ramadani, i shoqëruar nga këshilltari i Kuvendit Komunal nga Bilaçi, Kadri Selimi./LuginaLajm/
