Fillon përsëri të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Bujanoc
Në 24 orët e fundit në Bujanoc, edhe tre persona kanë rezultuar pozitivë nga 20 qytetarë të testuar.
Sipas personelit të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, shifrat e të infektuarve me koronavirus në Bujanoc, kanë filluar përsëri të rriten, duke kërkuar që qytetarët pavarësisht lehtësimeve nga Shtabi republican i krizave, të jenë të përgjegjshëm dhe t’i drejtohen mjekut në rast të ndonjë simtomi.
Kujtojmë që javë më parë, Bujanoci kishte disa ditë që asnjë person nuk rezulton pozitiv në COVID-19./LUGINALAJM/