Filipce: I propozuam Qeverisë masa të reja, nëse nuk përmirësohet gjendja do të rikthejmë orën policore

133

Ministri i shëndetësisë thotë se spitalet po vazhdohen të mbushen me persona të prekur me koronavirus, ndërsa ka thënë se ende nuk ka të pranuar pacientë në spitalin mobiluar, raporton SHENJA.

Ai tha se kapacitetet në Kumanovë, Shtip, Sturmicë dhe Prilep. Një repart është hapur në Manastir për t’i pranuar ato pacientë ndërsa me shpejtësi po mbueshen kapacitetet në Gostivar.

“Duke ndjekur këto trende dhe analizuar trendet, numrat e rinj, si kjo po zhvillohet këtyre javëve, diçka që ishte e pritur, dhe po ndodh kudo në rajon dhe në botë. Qeverisë për seancën e  ardhshme  nesër, do t’i propozojmë edhe një pako të masave ndërsa ajo do të jetë që të gjithë operatorët ekonomik të punojnë deri në orën 23.00, kufizim të kapacitetit të transportit publik deru në 50% dhe rekomandim në tërë administratën publike në përputhje me mekanizmat, marrëdhënia e punës të bëhet me ndërrime ose online nga shtëpia, ose me sistem të rotacionit”, tha Filipçe, raporton SHENJA.

Ai tha se gjendja është serioze dhe hapi i ardhshëm do të jetë kufizim i plotë i lëvizjes, gjegjësisht orë policore. /SHENJA/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *