Fëmijët nga Bujanoci i “këndojnë” Abetares në Prishtinë; ministria e arsimit ndan mirënjohje për sh.f. “Naim Frashëri”

445

Qindra fëmijë kanë recituar e kënduar për Festën e Abetares.

Qindra fëmijë nga Lugina e Preshevës (Bujanoci), Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia u mblodhën në Pallatin e Rinisë ku recituan e kënduan në ceremoninë e Festës së Abetares, shkruan Lugina-Lajm.

Ceremonia u organizua nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, dhe fjalën hyrëse e mbajti ministri Arsim Bajrami.

Bujanoci u prezentu nga nxënësit e klasës së parë të shkollës fillore “Naim Frashëri”, të cilët me recitimet e këngë, madhështuan ketë festë mbarënacionale.

Për shkollën “Naim Frashëri” nga Bujanoci, ministri Arsim Bajrami ndau mirënjohje për  pjesëmarrje të suksesshme në programin festiv.

“Festa e Abetares” si manifestim tradicional, ka filluar të shënohet në vitin 2009 dhe ka karakter mbarëkombëtarë, ku përveq përfaqësuesve nga shtatë rajonet e Kosovës marrin pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *