Fëmijët e Çerdhes së qytetit vizitojnë Komunën e Bujanocit, Kamberi: Ardhmëria është e tyre (FOTO&VIDEO)

1313

Çerdhja e qytetit “Gëzimi ynë” në Bujanoc, po shënon “Javën e fëmijëve”, ku përgjatë 7 ditëve, do të organizojë aktivitete dhe vizita të ndryshme.

Sot ata, vizituan Komunën e Bujanocit, ku u pritën nga kryetari Shaip Kamberi, i cili në mënyrë simbolike shpërndau ëmëlsira të vogla. Fëmijët me mesazhe të ndryshme në duarë, mbi të drejtat efëmijëve, recituan në grupim para kryetarit të komunës, dhe zhvilluan bisedë me të.

Nga ana tjetër, kryetari Shaip Kamberi, nëpërmjet një postimi në facebook me fotografi të fëmijëve, ka shkruar:  “Recitalet, pyetjet dhe bashkëbisedimi me ta ishin momente të veçanta dhe të rralla për një udhëheqës komune. Ardhmëria është e tyre, të sotmen duhet ta shfrytëzojm dhe punojmë për ta” – ka ka shkruar Kamberi.

Gjatë ditës së nesërme, pritet që fëmijët parashkollor dhe grupimeve të tjera, të zhvillojnë aktivitetet e rradhës./Lugina-Lajm/

Pritja e fëmijëve të çerdhes “Gëzimi ynë” të Bujanocit.

Publicerat av Shaip Kamberi Onsdag 3 oktober 2018




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *