Familjari i kryetarit Shqiprim Arifi, kërcënon këshilltarin e PVD-së: “Kujdesu djali mir se nuk shkon dit pa te kujtu aç mlef ne ty çe kam”

5672

Këshilltari i Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Rinor Krasniqi, para pak çastesh është kërcnuar nga një familjar i kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi.

Bëhet fjalë për Q.Arifin i cili nëpërmjet facebook-ut,  i drejtohet këshilltarit Krasniqi, me: “Kujdesu djali mir se nuk shkon dit pa te kujtu aç mlef ne ty çe kam”.

Lajmin mbi kërrcnimin e fundit në politikën preshevare e ka bërë të njohur vet këshilltari, Rinor Krasniqi, i cili edhe më heret është kërrcnuar në ketë formë.

Krasniqi ka shkruar:

“Para pak çasteve përmes rrjetit social marr kërcnim nga familjari i kryetarit të Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi.
Këtë frymë të kërcnimeve,shantazheve dhe sulmeve tashmë të instaluar në institucionin e Kuvendit Komunal nga barcoleta gjermane, mbështetësit e “alternativës së vetme shqiptare” e kane kthyer në normë të tyre.
#kercnimetpondodhin #stopdhunes” – ka njoftuar Krasniqi duke e publikuar edhe kërcënimim me shkrim.

Megjithate, ende nuk dihet nëse janë njoftuar organet e rendit të cilat do të duheshin t’a trajntojnë rastin në fjalë.

Më poshtë uu sjellim të plotë kërcëninim e familjarit të Shqiprim Arifit, drejtuar këshilltarit të PVD-së, Rinor Krasniqit.

/Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *