Familjarët: Na ktheni djemtë në Kosovë! (Foto)

206

familjar-euml-t-na-ktheni-djemt-euml-n-euml-kosov-euml_hdPara Qeverisë së Kosovës ka filluar protesta e familjarëve të personave të përfshirë në konfliktin në Kumanovë. Rreth 500-600 persona po protestojnë para Qeverisë, duke kërkuar lirimin e djemve të tyre që janë burgosur në Maqedoni.

Protestuesit po mbajnë në duar flamuj kombëtar dhe pankarta ‘të lirohen djemtë tanë’, ‘djemtë tanë janë çlirimtarë’, ‘të mbrohet dinjiteti i vëllezërve në Maqedoni’, ‘ktheni djemtë tanë’, etj.

Në protestë ka edhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, bashkëluftëtarë të disa prej të arrestuarve në Maqedoni. Po ashtu në protestë po marrin pjesë edhe disa deputetë.

Taulant Gashi, njëri nga familjarët e të arrestuarve në Maqedoni tha se kërkojnë nga institucionet e Kosovës të marrin informata dhe ta zbardhin ngjarjen në Maqedoni. Ai tha se për shkak të trajtimit jo njerëzor të shtetit maqedonas, është e pamundur identifikimi i viktimave.

Gashi tha se ndihet i revoltuar nga deklaratat e udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, të cilët disa nga të përfshirët në konfliktin në Kumanovë i kanë quajtur terroristë.

Ai tha se ata janë luftëtarë të lirisë që angazhohen përmirësimin e dinjitetit që shqiptarëve kudo që janë, duke përfshirë edhe ata në Maqedoni.

Ndërkaq, Xhavit Jashari, nga organizatat e veteranëve të luftës tha se ata që ranë në betejën e Kumanovës janë dëshmorë.

Ai kërkoi nga institucionet e vendit të jenë të matur në deklaratat e tyre.

Ndryshe, këto janë kërkesat e protestuesve:

-Kërkojmë urgjentisht nga institucionet e Kosovës që sa më shpejt të ndërmarrin veprime konkrete në mbrojtje të qytetarëve të vet që janë të arrestuar e që po torturohen nga regjimi sllavo maqedonas dhe servilet shqiptarë në institucione.

-Kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprimet konkrete në identifikimin dhe sjelljen e trupave që ranë dëshmorë për liri dhe drejtësi të shqiptarëve në Maqedoni.

-Ne protestojmë në shenjë revolte ndaj institucioneve tona, të cilat për më shumë se një javë qëndrojnë indiferent ndaj qytetarëve të vet, të cilët vriten, rrahën, e torturohen nga regjimi policor e diktatorial i Maqedonisë.

-Ne protestojmë në shenjë revolte ndaj deklarimeve të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, që i quan terrorist ish luftëtarët e lirisë. Ata djem nuk kursyen asgjë nga vetja për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, Luginë të Preshevës e Maqedoni.

Shqiptarët janë mësuar të jetojnë me dinjitet. Shqiptarët asnjëherë nuk pranuan dhe nuk do të pranojnë të jetojnë të nëpërkëmbur.

Dinjiteti dhe liria e bashkëkombësve tanë në Maqedoni është përgjegjësi e të gjithë neve. Patriotizmi e përkushtimi i djemve tanë për kombin shqiptarë është dëshmuar nga veprat e tyre. Ata kanë qenë pjesë e çdo lufte çlirimtare duke e mbajtur gjallë ëndrrën tonë për bashkim të trojeve etnike shqiptare.

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *