Familja Sahiti nga Medvegja: Policia serbe po vazhdon presionin ndaj nesh – Mirlinda Sahitit i kanë pasivizuar vendbanimin përkundër që jeton në Medvegjë

2369

Sipas një njoftimi të dërguar në redaksinë tonë , familja Sahiti ka vlerësuar se: Policia serbe po vazhdon presionin ndaj tyre si shqiptarë të Medvegjës.

Së fundmi, policia serbe i ka pasivizuar vendbanimin bashkëshortes së Fitim Sahiti, i cili aktualisht është kryetar i Bashkësisë Islame në Medvegjë.

Siç merrë vesh LuginaLajm, bashkëshortja e Fitim Sahitit, Mirlinda Sahiti, është e punësuar në bibliotekën e shkollës fillore në Tupallë, ndërsa është e linduar në fshatin Kapit të Komunës së Medvegjës.

Ajo është martuar para 3-4 vjetëve dhe vazhdon të jetojë në Medvegjë.

Përkundër që ka lindur, jetuar dhe punuar në Medvegjë, policia serbe i ka pasivizuar vendbanimin Mirlinda Sahitit, gjë që i’a pamundëson të jetojë si qytetare e Medvegjës.  

Sipas Fitim Sahiti, ky veprim  i fundit i policisë serbe, është vazhdimësi e presionit ndaj tyre, me që, ka vite të tëra që kjo familje është në shënjestër të organeve të rëndit.

Kujtojmë ngjarjen e fundit, kur policia serbe i kishte konfiskuar automjetin Arianit Sahitit, djalit të Florim Sahitit, muaj më parë, me arsyetimin se vetura është e dyshimtë përkundër që ajo veturë ishte voztiur dhe regjistruar vite të tëra në Medvegjë.

Por, a është ky një llojë presioni ndaj familjes së Florim dhe Fitim Sahitit si dy përfaqësues politikë e fetar në Medvegjë, kjo mbetet të shihet në vijim?!/LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *