Familja kosovare aksidentohet në Beograd, gruaja vdes e pesë lëndohen

203

Një grua nga Gjilani ka vdekur në një aksident trafiku në autostradën Beograd-Nish afër Smederevës kur furgoni me të cilin po udhëtonte kishte dal nga rruga dhe ishte përplas për pemë.

Sipas autoriteteve serbe, automjeti i tipi Renault ishte me targa të Zvicrës dhe të gjithë pasagjerët janë nga Kosova.

Në këtë aksident gjashtë persona të tjerë kanë marrë lëndime, duke përfshirë tre fëmijë, përcjell Koha.net, transmeton LuginaLajm.

Gruaja që vdiq ishte e ulur përpara në veturë në ulësen e pasagjerit.

Ngasësi dhe një pasagjer tjetër janë lënduar, së bashku me tre fëmijë të moshave 8, 9 dhe 12 vjeçare, të cilët janë transferuar në spitalin e Smederevës.

Mjeku specialist Mirko Jokiq, ka thënë të lënduari janë jashtë rrezikut për jetën./LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *