Familja Aliu nga Sijarina e Medvegjës, që nga 8 janari është pa rrymë dhe ujë, kryefamiljari kërkon zgjedhje!
Familja Aliu nga Sijarina e Medvegjës është pa furnizim të energjisë elektrike, që nga 8 janari. Gjashtëdhjetëvjeçari, Ismet Aliu, ka treguar se deri te mungesa e rrymës elektrike, ka ardh si rezultat i motit të lig, që ka mbretëruar në fillim të muajit janar.
Sipas tij, rrugët nga bora dhe pemët janë pastruar deri në 500 metra largësi nga shtëpia ku jeton, por jo edhe deri tek shëtpia e tij, gjë që i pamundësoi rregullimin e rrjetit të energjisë elektrike.
“Si është e mundur që rruga është pastruar deri në 500 metra largësi ga shtëpia ime dhe nuk është pastruar deri në fund. Të gjithë fqinjët e mi, serbë, e rregulluan problemin me furnizim të energjisë elektrike, ndërsa unë jo, vetëm se nuk u pastrua rruga” – i ka rrëfyer redaksisë sonë, Ismet Aliu.
Ai, ka treguar që përveç mungesës së rrymës, ka edhe mungesë të ujit të pijshëm, me që, furnizimi me ujë, varet edhe nga rryma.
Edhe përkundër që është ankuar në shumë institucione, duke përfshir këtu edhe nënkryetarin e komunës, i cili i ka premtuar dy herë me rradhë, që kjo çështje, do të rregullohet, e nuk u rregullua për një muaj e gjysme, familja Aliu nga Sijarina, vazhdon të jetojë sin ë kohën e mesjetës, pa rrymë dhe pa ujë, që nga 8 janari.
Kryefamiljari, bënë thirrje të gjitha institucioneve dhe parfaqësuesve politikë, që të dërmarrin ndonjë veprim, drejt zgjidhjes së problemin esencial që ka, rrymën dhe ujin./LUGINALAJM/