„Fallc“ tenderi i BL të Tërnocit! (Foto)

289

Disa fotografi të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale, tregojnë për mos origjinalitetin e pllakës përkujtimore të vendosur nga Bashksia Lokale e Tërnocit, në vendin të cilën në prill të 99′ u dëbaun mbi 10.000 tërnocas civil.

Në vendin e qujatur „te Madeni“ mbi fashtin Tërnoc, vitin e kaluar është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore, në nder të sakrificës së popullit tërnocas, kur me urdhër të gjeneralit të atëhershëm të ushtrisë serbe, mbi 10.000 tërnocas u detyruan t’i lënë shtëpitë dhe t’ia msyn malit.

Pesëmbëdhjetë vite më vonë, respektivisht më 23 prill të vitit 2014-të, Bashksia Lokale në Tërnoc, organizoi një manifestim përkujtimor të sakrificës tërnocase, ku dhe vendosi një pllak murale në shenjë rrespekti për vujatjet e banorëve të këtij fshati shqiptar.

Mirëpo, pllaka ende vazhdon të qëndroj në murale, vetëm se simboli kombëtar dhe teksti „kanë ikur“., por jo bashk me vuajtjet e tërnocasve.

Siduket, kryetari i BL të Tërnocit, Agim Haliti, ka përzgjedhur „tenderin fallc“ për pllakën e sakrificës tërnocase. Edhe më keq, kur Haliti, është zyrtar i lartë i PD-së së Nagip Arifit dhe ushtron  funksionit të ndërmmarjes me buxhet më të lartë të komunës, NP „Direkcioni p[ër ndërtim“.

Së paku, shpresojmë se në pozitën e drejtorit, nuk do ta bëjë përzgjedhjen e „tendereve fallco“./LuginaLajm/

Tenderi Fallc 2Tenderi Fallc 1




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *