Fal angazhimit të KKSH-së, Ministria e Arsimit do të shpërblejë 63 mësimëdhënësit shqiptarë në shkollat e Luginë

259

Pas angazhimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar së bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, të gjithë mësimdhënësit e përfshirë në platformën e mësimit në distancë në situatë të jashtëzakonshme, do të shpërblehen. “Janë video-regjistruar 324 njësi mësimore nga 63 mësimdhënës, punëtor të 12 shkollave në Luginën e Preshevës. Lus 63 heronjtë e situatës së jashtëzakonshme të plotësojnë formularët përkatës të Entit për avancimin e arsimit dhe edukimit” https://zavod.edu.rs/snimanje-ugovori/ – thuhet në njoftimin e kryetarit të KKSh-së, Ragmi Mustafa.

“Kujtojmë që ky ishte edhe një zotim i yni gjatë kohës së situatës së jashtëzakonshme. Falënderim për kontributin e çmueshëm në situatë të jashtëzakonshme. Gjithmonë do të kujtoheni për guximin e vendosmërinë. Në një situatë frike e paniku, mbajtët mësimin para kamerave e i dhatë shpresë çdo nxënësi” – thuhet në shkrimin e kryetarit Mustafa.

Shkollat shqipe në Luginë, fal një angazhimi të Këshillit Kombëtar Shqiptar, me shumë sukses kanë zhvilluar mësimin online, si rezultat i pandemisë COVID-19./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *