Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, hap konkursin për regjistrimin e studentëve për vitin e parë (VIDEO)
Fakulteti Ekonomik i Suboticës, paralelja në Bujanoc, ka shpall kokursin për regjistrimin e studentëve në vitin e parë akademik.
Sipas një njoftimi, paraqitja e dokumentacionit do të bëhet më 23 dhe 24 qershor, ndërsa provimi pranues do të organozihet më 2 korrik.
Ketë vit, ky fakultet ka hapur regjistrimin për degën e “Sistemeve informative afariste”, degë kjo shumë atraktive për njohësit e botës dixhitale.
Kujtojmë se, kjo është gjenerata e dhjetë, e regjistrimit të studentëve në Fakultetin Ekonomik në Bujanoc./LUGINALAJM/
youtube.com/watch?v=MAuXA4C1Z30