Fakulteti Ekonomik në Bujanoc organizon “Panairin e Punësimit” – fton të gjithë të papunësuarit aktual që t’a vizitojnë

Fakulteti Ekonomik i Suboticës, paralelja në Bujanoc, më 27 maj (e premte), do të organizojë panairin e punësimit.

Sipas prodekanit për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof.Dr. Alleksandar Çuqkoviq, na panair pritet të marrin pjesë rret 30 kompani dhe institucione të ndryshme publike, ku në hapësirat e fakultetit në Bujanoc, do të kenë mundësinë e vendosjes së stedave, ku përfaqësuesit e tyre, mund të bashkëbisedojnë me të interesuarit për punë.

“Në panair do ti ftojmë të gjithë të diplomuarit tanë brenda 10 vjetëve, që të kenë mundësinë të njihen për së afërmi me punëdhënësit potencial. Por, të kuptohemi, panairi nuk është dedikuar vetëm atyre, por për të gjithë të papunësuarve” – ka deklaruar prodekani Çuqkoviq.

Ai ka treguar se kanë kontaktuar edhe komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe Entin për punësim që të jenë pjesë e këtij panairi, ndërsa ka porositur që të papunësuarit aktual, në panair e punësimit, të marrin me vete edhe CV-in e përvojës së punës dhe sipas mundësisë letrën motivuese.

Panari i punësimit, do të mbahet më 27 maj me fillim prej orës 09:00 deri në ora 19:00, në hapsirat e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.