Fakulteti Ekonomik në Bujanoc, “hap dyert” për maturantët e Bujanocit – njoftohen për drejtimet dhe kushtet në fakultet (FOTO)

Fakulteti Ekonomik në Suboticë, paralejla në Bujanoc, gjatë ditës së sotme, ka shënuar aktivitetin e rregullt “Dyert e hapura”, nga ku, mbi 200 nxënës të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, kanë mundur të marrin informacione shtesë rreth këtij institucioni të lartë arsimor mbi studimet në ketë fakultet.
Sipas Ermal Rexhepit, koordinator i Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, qëllimi i aktivitetit të sotëm, padyshim është njohja e studentëve potencial me drejtimet që ofron fakulteti ynë për vitin e ardhshëm akademik, kushtet në objektin studimor dhe teknologjinë informative që ky fakultet tanimë ka të instaluar për avansimin e studentëve.
Kujtojmë që, Fakulteti Ekonomik në Bujanc, për studime themelore regjistron 90 studentë, ndërsa për studime master 30, me financim nga buxheti shtetëror.
Në ketë fakultet, mësimi zhvillohet i kombinuar, shqip – serbisht, derisa praktika mundë të zhvillohenm në drejtime interesante, si: kontabiliteti dhe kontrolli.
Aktualisht Fakulteti Ekonomik në Bujanoc, numëron rreth 450 studentë, në sdtudime themelore dhe ato master./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.