Fake profili “Bardhyl Demir Qazimi” kërcënon me vdekje, kryetarin e komunës Shaip Kamberiu dhe ate të KKSH-së Ragmi Mustafa (FOTO)

536

Partia për Veprim Demokratik, ka njoftuar se fake profili “Bardhyl Demir Qazimi”, ka kërcënuar me likuaidim fizik, kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe ate të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.

‘“Bardhyl Demir Qazimi” gjatë ditës së djeshme ka kërcënuar kryetarin e Komunës së Bujanocit dhe kryetarin e Këshillit Nacional edhe me likuidim fizik. Përmes një postimi klandestin “Ai” paralajmëron dy udhëheqësit institucional për “atë që i pret”’ – thuhet në njoftimin e publikuar nga PVD.

Në vazhdim, ju sjellim njoftimin e plotë të Partisë për Veprim Demokratik, me rastin e kërcënimit të dy figurave qëndrore të saj:

Fake profilet dhe shkrimet e tyre po marrin permasa alarmuese.

Gjuha e urrejtjes e paraqitur ditëve të fundit ka eskaluar gjatë ditës së djeshme edhe me kërcënime të drejtpërdrejta dhe serioze me vrasjen e individëve.

“Bardhyl Demir Qazimi” gjatë ditës së djeshme ka kërcënuar kryetarin e Komunës së Bujanocit dhe kryetarin e Këshillit Nacional edhe me likuidim fizik.

Përmes një postimi klandestin “Ai” paralajmëron dy udhëheqësit institucional për “atë që i pret”.

Këto pastime tejkalojnë luftën e thjeshtë politike dhe argatllëkun ndaj një partie, kjo lëkund fuqishëm sigurinë tonë individuale dhe kolektive dhe vlerat tona morale.
Tash e tutje kjo do të jetë punë për organet përgjegjëse të ndjekjes nga të cilat pritet intervenim i menjëhershëm.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *