Fadil Ebibi, emërohet drejtor i ri i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc

1328

Profesori i Edukatës Fizike, Fadil Ebibi, është emëruar sot edhe zyrtarisht drejtor i ri i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.

Siç ka mësuar jozyrtarisht portali LuginaLajm, sot në shkollën fillore në Bujanoc, ka arritur vendimi i Ministrit të Arsimit, Shekncës dhe zhvillim teknologjik, Mladen Sarcevic, nëpërmjet të cilit, ka emëruar Fadil Ebibin, drejtor të ri të këtij institucioni arsimor.

Fadil Ebibi për kundërkandidat për postin e drejtorit, pati ushtruesin  e deritanishëm Hevzi Aliun, dhe profesorin Xhelal Mustafa.

Ebibi, morri shumicën e votave të këshillit të shkollës, ku nga nëntë anëtarë, profesori nga Turija, morri tetë, ndërsa një votë pati shkuar për Hevzi Aliun.

Ndërsa LuginaLajm , ka siguruar edhe votimin nga këshilli i arsimtarëve, ku:

  1. Hevzi Aliu, morri 26 vota,
  2. Fadil Ebibi, morri 11 vota, dhe
  3. Xhelal Mustafa morri 13 vota, derisa 2 vota ishin të pavlefshme.

Megjithate, Fadil Ebibi, do të jetë drejtor i ri i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, në mandatin katër vjeçar./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *