Evitohet edhe një tragjedi në Gjilan, rimorkioja ndihmëse shkëputet, godet pesë makina

2930

 Një aksident i rëndë ka ndodhur të premtën në rrugën “Qarkore” në Gjilan. Sipas policisë një kamion derisa ishte në lëvizje i shkëputet rimorkioja ndihmëse që bartte një bager duke goditur së paku pesë makina të parkuara s`kaj rruge, dhe fatmirësisht nuk është lënduar askush, por janë shkaktuar vetën dëme materiale, shkruan Rajonipress.

Sipas Ismet Hashanit të premten rreth orës 15 :00 policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Qarkore” këtu në Gjilan. Njësitet e trafikut rajonal urgjent ju kanë përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se një kamion derisa ishte në lëvizje i shkëputet rimorkioja ndihmëse që bartte një bager duke goditur së paku pesë makina të parkuara s`kaj rruge, dhe fatmirësisht nuk është lënduar askush, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vozitësi i mjetit është intervistuar, lënda e kompletuar procedohet në gjykatë në procedurë të rregullt tha Ismet Hashani./rajonipress/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *