Është djegur furra “Klas” me pronar shqiptar në qytetin e Vranjës

432

Të dielën në mbrëmje, rreth orës 21:20h, në rrugën “Kolubarska” të Vranjës, është djegur furra “Klas”, me pronar shqiptar.

Policia dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dal në vendngjarje, duke siguruar fillimisht hyrjen e rrugës “Kolubarska” në drejtim të kazermave, e cila ndodhet pak metra nga lokali i djegur, dhe nga ana tjetër afër pikës së karburanti afër Stacionit të Autobusëve në Vranjë.

Siç transmetojnë mediat serbe nga Vranja, deri tek flakëdhënia erdhi , si rezultat i zjarrit të madh në oxhakun e furrës.

Kjo histori nuk do të ishte e veçantë nëse furra e “Klas”, nuk do të jetë pronë e një shqiptari, citojnë mediat serbe nga Vranja.

Megjithate, organet kompetente janë duke punuar në zbardhjen e rastit  dhe do të dalin me një raport zyrtar./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *