Ersekë: Basha sulmohet me karrike, goditet personi afër kryetarit të PD!

237

1430949906erseke-bashaPrezantimi i kandidatit të Partisë Demokratike në Ersekë është shoqëruar me incident. Një person ka hedhur një karrige në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Lajmi konfirmohet nga kandidati për Bashkinë e Ersekës, Viktor Duro, transmeton BW. Ky i fundit sqaron se një nga qytetarët e pranishëm në prezantim hodhi një karrige në drejtim të kreut të PD-së gjatë kohës që fliste.

Karrigia ka goditur në kokë një person që ndodhej pranë Bashës. Sipas Duros, personi që hodhi karrigen ishte militant i majtë. Kandidati i PD-së sqaron se policia po kryen veprimet procedurale. Ndërkohë qytetari i plagosur është dërguar menjëherë në spital. Ai ka pësuar lëndime në kokë.

I lënduari është vizituar në spital edhe nga kreu i PD-së, Basha.

“Ky akt është një tentativë kriminale në vigjilje të fushatës”, është shprehur Duro.

Sipas policisë, personi që sulmoi me karrige Bashën është Suel Lico, ndërsa personi që mbeti i lënduar është Fuat Mydini./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *