Erion Veliaj premton ndihma për Preshevën: Tirana është me Ju! (FOTO)
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se qytetarët e Preshevës, të cilët u goditën nga vërshimet e mbrëmshme, do të ndihmohen nga kryeqyteti shqiptat për një fondi i cili do të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashiak.
“Jemi pranë vellëzerve e motrave tona në Preshevë, të cilët po përballen me dëmet nga reshjet e denura të orëve të fundit. Tiranë është me ju, jo vetëm me zemër, por dhe me mbështetje konkrete përmes një fond ndihme, që do të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak” – ka thënë kryetari i Tiranës duke postuar fotografi nga dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut në Rahovicë dhe Raincë të Komunës së Preshevës.
Kujtojmë, që Komuna e Preshevës, respektivisht disa fshtra të saj, gjatë natës së djeshme u vërshuan nga uji, pas reshjeve të mëdha që goditën ketë komunë shqiptare./LUGINALAJM/