Erdogan nga Beogradi mesazh myslimanëve të Sanxhakut: Kurrë s’do të përkrah asnjë nacionalizëm

113

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, pas takimit të sotëm në Beograd me kolegun e tij serb Aleksandar Vuçiq, i porositi myslimanët e Sanxhakut, rajonit të Serbisë të cilin do ta vizitojë nesër, se kurrë s’do të përkrahë “asnjë nacionalizëm”.

“Dua të them këtu dhe të mërkurën në Novi-Pazar se kurrë s’do të jem në krahun e asnjë lloji të nacionalizmit”, deklaroi Erdogan, duke shtuar se “në Novi-Pazar nuk ka asnjë problem”.

Lideri turk i porositi myslimanët e Novi-Pazarit, qendrës së Sanxhaku, para vizitës së tij të nesërme atje, se ata janë “urë e miqësisë ndërmjet dy vendeve” – Turqisë dhe Serbisë – dhe se “këtë duhet ta kultivojnë dhe ta çmojnë”, raportojnë mediat serbe, përcjell Expressi.

Presidenti turk, i cili po kryeson një delegacion të madh qeveritarësh dhe biznesmenësh turq – rreth 700 veta – për vizitë dyditore në Serbi, sot, pas një forumi të madh të biznesit, e quajti Serbinë “vend kyç të Ballkanit”, ndërsa për presidentin serb Vuçiq tha se është “një rast i mirë për tërë rajonin, pikërisht për shkak të gjërave siç janë prosperiteti, paqja dhe bashkëjetesa në rajon”./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *