Ende pa u shpallur zgjedhjet, Arbër Pajaziti nga APN nominohet kandidat për kryetar të Komunës së Bujanocit

1074

Edhe pse zgjedhjet ende nuk janë shpallur, Alternativa për Ndryshim, dega në Bujanoc, ka nominuar kandidatin për kryetar të Komunës së Bujanocit, ai është Arbër Pajaziti, kryetar i APN-së në Bujanoc.

Lajmin mbi nominim e kandidatit për kryetar, e ka bërë të ditur vet APN, përmes një postimi në faqen zyrtare, ku shkruhet: “Këshilli i Përgjithshëm i Alternativës për Ndryshim ka vendosur unanimisht që kryetari i Degës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, të jet kandidat për kryetar të komunës së Bujanocit në zgjedhjet lokale” – thuhet në njoftimin e APN-së, Dega në Bujanoc.

Vlenë të theksohet se Pajaziti nuk ka pasur asnjë kundër kandidat për kryetar komune në mbledhjen e sotme të strukturave të APN-së në Bujanoc.

Kujtojmë se, Arbër Pajaziti, më 2018-të, ishte edhe kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar, por ato i humbi nga Ragmi Mustafa i PVD-së.

Më poshtë ju sjellim njoftimin e plotë të APN-së:

Vendoset edhe zyrtarisht: Arbër Pajaziti kandidat i APN-së për kryetar të komunës së Bujanocit

Këshilli i Përgjithshëm i Alternativës për Ndryshim ka vendosur unanimisht që kryetari i Degës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, të jet kandidat për kryetar të komunës së Bujanocit në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në gjysmën e dytë të muajit prill.
Në takimin e sotëm të K.P. të Degës, Pajaziti nuk kishte kundërkandidat brenda subjektit për garën e të parit të komunës së Bujanocit.

Gjatë diskutimeve u tha se Pajaziti jo vetëm që është njëri ndër themeluesit e APN-së në këtë komunë por është personaliteti më adekuat dhe më i përgatitur për të qenë kandidat i denjë për kryetar të ardhshëm të Bujanocit.

Poashtu, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm u diskutua për përgatitjet e takimit të Gruas së APN-së, i cili këtë të diel, më 16 shkurt, nga ora 18:00, do të mbahet në ambientet e restorantit „ Rozafa „.
Me këtë rast, i’u bë thirrje të gjitha anëtareve dhe simpatizanteve të APN-së të jenë pjesë e këtij organizimi.

Ndër të tjera, në kuadër të këtij forumi partiak u diskutua edhe për Kuvendin e Përgjitshëm Zgjedhor të Alternativës për Ndryshim i paraparë të mbahet kah fundi i këtij muaji.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *