Emërohet Organi i Përkohshëm i Komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq nuk është kryetar i organit
Deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, komuna e Medvegjës do të udhëhiqet nga Organi i Përkohshëm prej pesë anëtarësh.
Qeveria e Serbisë, për kryetar të Organit të Përkohshëm ka emëruar njërin nga koordinatorët e SNS në këtë komunë, Dragan Kuliq.
Anëtarët e tjetër të Organit të Përkoshëm, sipas JUGpresit, janë: koordinatori i dytë i SNS, Goran Ivanoviq, kryetari i dorëhequr i Medvegjës, Nebojsha Arsiq, i cili u urdhërua nga selia qendrore e SNS të jepte dorëheqje, Milan Stevanoviq nga SPS dhe Florim Sahiti nga Partia për Veprim Demokratik.
Sipas të njejtit portal, në Medvegjë po spekulohet se fakti që për kryetar të Organit Përkohshëm nuk është emëruar, kryetari i deritanishëm, do të thotë se Arsiqi do të “largohet tërësisht” nga kreu i komunës edhe pas zgjedhjeve të prillit.
Sipas burimeve të LUGINALAJM, Nebojsha Arsiq, kryetar i dorëhequr nga Komuna e Medvegjës, së fundmi ka shprehur ambicie për kryetar të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, pozitë e “zbrazët” pas vdekjes së kryetarit Zoran Stankoviq.
Megjithate, deri në mesin e prillit, këto mundë të jenë vetëm spekulime, ndërsa pas 3 prillit, gjithçka do të vendoset pas rezultatit zgjedhor./LUGINALAJM/