Elvina Lakna studentja e parë që diplomon në Fakultetin Ekonomik të Bujanocit!

108

12166204_745961478865098_1178587193_nFakulteti Ekonomik i Suboticës, paralelja në Bujanoc, tashmë ka edhe të diplomuarit e parë. Grupi prej 10 studentëve, sot kanë mbrojtur me sukses punimin e diplomës, me çka kanë fituar edhe epitetin e ekonomistit të diplomuar.

Studentja e parë, që sot me sukses mbrojti temën e diplomës para anëtarëve të komisionit, ishte Elvina Lakna nga Bujanoci, e cila për temë të dipomës kishte zgjedhur “Strategjia e Menaxhimit të Bilancit të Performancave të Bankës” nga lënda e Menaxhimit Financiar të cilën lënd e ligjeron dekani I fakultetit, Nenad Vunjak.

Gjithashtu, mentor i studentës së parë që diplomi, ishte dekani, Nenad Vunjak.

Edhe studentët e tjerë, të cilët kishin për mentor dekanin Nenad Vunjak dhe prodekanin Aleksandar Grubor, me sukses kanë mbrojtur temën e diplomës./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *