Ekspozita e tretë e kafshëve simentale: Zenel Halili fituesi apsolut (VIDEO&FOTO)

231

Bujanoci sot ka qenë qendër e blegëtorëve dhe bujqëve të Luginës së Preshevës dhe rrethit të Pçinjës, ku kanë përcjell nga afër ‘ekspozitën e tretë me rradhë të kafshëve simentale – Bujanoci 2017’.
Nën organizimin e Stacionit të Veterinarisë së Bujanocit, sot në stadiumin e Bujanocit u zhvillua ekspozita e kafshëve simentale, në të cilën kanë marrë pjesë 75 blegëtorë, nga Bujanoci, ku me gjedhet e tyre kanë konkurruar në tre nivele: Musherra barëse, Loptë të vjetëra të tamzuara, Lopë e pjellës së parë, si dhe në kategoritë e dhive dhe deleve.
Megjithate, fituesi apsolut i ekspozitës së sivjetëm është Zenel Halili nga Tërnoci me lopën e tij, ‘shara’, i cili e fitoi çmimin e përgjithshëm.
Tre fituesit e konkurencave të tjera janë: Ismet Iseni nga Nesalca, Nexhmedin Idrizi nga Bilaçi, Momçilo Ristiq nga Kërshevica.
Për të gjithë pjesëmarrësit, komuna e Bujanocit ka mbuluar shpenzimet, ku ka ndarë 400 mijë për ketë aktivitet bujqësor./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *