Edi Rama qytetar nderi i Preshevës

370

Kryeministri Edi Rama, me të mbërritur në Preshevë, ka takuar lidershipin shqiptar të Luginës, ku dhe iu është drejtuar kuvendarëve shqiptar të tre komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Gjithashtu, kryeministri shqiptar, Edi Rama është shpallë “qytetar nderi i Preshevës”.
“Jam i ndergjegjshem per situaten, sakrificat dhe varferine. Do mbrojme interesat e vellezerve dhe motrave tona ne keto troje. Barren e ndjej tani me shume pas ketij nderimi. Tani ndjehem nje nga qytetaret e ketyre territoreve”, u shpreh Rama në takimin që u zhvillua ne Keshillin Komunal te Presheves.
Nderkohe qe jashte ne sheshin para Pallatit te Kultures degjohet muzike dhe njerezit me flamuj ne duart festojne, policia dhe xhandarmaria serbe ka krijuar disa rrathe sigurie. E gjithe Lugina është e rrethuar nga forca te shumta te policise dhe rruget e sheshet e Presheves kontrollohen nga forcat e rendit.
Me vizitën në Preshevë kryeministri Rama përfundon vizitën e tij në Serbi dhe mësohet se do të kthehet në Shqipëri në rrugë tokësore./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *