Edhe sot kolona të gjata në pikëkalimin “Konçul – Dheu i Bardhë”, pritjet deri në dy orë (VIDEO)

Vazhdojnë kolonat e gjata në pikëkalimin “Konçul – Dheu i Bardhë”, ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ku pritjet në dalje nga Serbia në drejtim të Kosovës,  janë deri në dy orë.

Kolonat në masë të madhe janë krijuar nga mërgimtarët kosovarë që kryesisht po vijnë nga Gjermania.

Situatë shumë më e mirë në ketë pikëkalim është në dalje nga Kosova, ku hyrja për në Serbi bëhet për më pak se 15 minuta.

Më poshtë keni videon ku mund të shihni gjendjen aktuale me kolonat tek pikëkalimi “Konçul – Dheu i Bardhë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *