Edhe shtatë raste të reja me koronavirus në Bujanoc

Gjatë 24 orëve të fundit në Bujanoc, janë regjistruar edhe 7 raste pozitive më koronavirus në Bujanoc.

Sipas raportit të fundit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, në 24 orët e fundit, janë kryer 27 teste antigjen, ku 7 pacientë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, derisa janë zhvilluar edhe pesë teste PCR.

Gjithashtu, sipas të të njejtit raport, të marten e 23 shkurtit, në Bujanoc, janë kryer 80 kontrolle mjekësore, prej të cilave 5 kanë qenë fëmijë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Bujanoc, janë regjistruar 876  raste me koronavirus, derisa vetëm gjatë muajit shkurt janë evidentuar 102 pacientë me COVID-19./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *